Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zhvilloi një takim me banorët e zonës së Babrrusë. Ai theksoi rëndësinë e bashkimit të qytetarëve të ndershëm për të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Blushi prezantoi pikat kryesore të programit, duke përfshirë rritjen e pagave dhe pensioneve, përfitimet për profesionistët dhe biznesin e vogël, si dhe masa të tjera që synojnë përmirësimin e jetës së përditshme të shqiptarëve.
Postimi i plotë
Bashkimi i njerëzve të ndershëm dhe punëtorë për të shkulur të keqen nga rrënjët është madhështor. Entuziazmi për fitoren ndihet në çdo bisedë. Shanset dhe mundësitë e mëdha që u jep shqiptarëve programi ynë mirëpriten kudo.
-Minimumi jetik 200 euro.
-Rritje të pensioneve me 20%.
-Paga minimale 500 euro dhe rroga mesatare 1200 euro
-Karta e konsumatorit 450 euro
-Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
-Taksat lokale nuk do kalojnë 1% të xhiros vjetore.
Votoni numrin 1 për vete dhe familjen!