Në vitet e fundit gara e shitjeve ndërmjet prodhuesve të veturave luksoze BMW dhe Mercedes ka qenë shumë e ngushtë.
Mercedes ka deklaruar se nga fillimi i vitit 2017 e deri tani ka udhëhequr me shitje ndaj BMW, por së fundmi kjo e fundit duket se ka kaluar shitjet e Mercedes, raporton Tirananews. Gjatë muajit të kaluar kompania Bavareze BMW e mundi atë nga Stuttgart dhe atë falë modeleve BMW X3 dhe BMW X5.
Në SHBA modeli X3 rriti shitjet me 43%, ndërsa modeli X5 me 35%. Falë këtyre modeleve BMW e kaloi rivalin e saj Mercedes me 1900 njësi të shitura më shumë.
/TiranaNews/