Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Boçi: Berisha rrëzoi alibinë se nuk respekton institucionin

21:35 / January 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luciano boci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi i ftuar në studion e emisionit “Open” ka komentuar vajtjen për herë të parë në ambientet e SPAK të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Boçi u shpreh se Berisha ka shprehur gatishmërinë për të respektuar institucionet dhe se ditën e sotme ai ka mbrojtur Kushtetutën duke mos iu përgjigjur thirrjes së parë të SPAK.

Sipas tij ish-kryeministri sot ka rrëzuar “gjithë alibinë që ai nuk respekton institucionin e SPAK”, ndërsa shtoi se Prokuroria e Posaçme pretendonte se Berisha nuk do të respektonte këtë marrje në pyetje dhe kjo do të sillte një masë tjetër ndaj tij.

“Berisha ka shprehur gatishmërinë për të respektuar institucionet dhe masën e paraqitjes nuk e ka respektuar për të ruajtur parlamentin. Nëse SPAK do ndiqte rrugën ligjore dhe do kërkonte që deputeti të pyetej pa masë sigurie, sigurisht që Berisha do bënte të njëjtin akt si sot në raport me pyetjen.

Në këtë rast është e qartë që interesi i publikut lidhet edhe me fatin e situatës zgjedhore. Qëllim i SPAK ishte të merrte Berishën në pyetje, pse duhet të kalonte në masa arbitrare ndaj një deputeti? Berisha mbrojti Kushtetutën, sistemi i drejtësisë duhet të jetë i balancuar në raport me parlamentin dhe ekzekutivin.

Sot Berisha rrëzoi gjithë alibinë që nuk respekton institucionin. Ata pretendonin që Berisha nuk do respektonte këtë marrje në pyetje dhe do përgatitnin një masë tjetër ndaj tij. Pyetjet ishin sikur Prokuroria kishte zbritur nga Marsi”, u shpreh ai mes të tjerash.

alibia Berisha luciano boci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.