Mosbindja civile që PD mbajti mbrëmjen e 7 tetorit, për nënkryetarin e PD-së Luçiano Boçi ajo që mbeti është një shije pozitive për mënyrën sesi u interpretua nga qytetarët dhe demokratët.
“Shije shumë pozitive në raport me pjesëmarrjen dhe mënyrën si u interpretua nga qytetarët dhe demokratët sepse vendosi një standard të mosbindjes civile. Nuk pati standardin e mbajtjes së fjalëve, ishte marshim jo shumë i planifikuar, në kuptimin që i bindeshim qytetarëve. Ndikoi në opinion dhe përjetoj Shqipërisë, pasi pati jehonë ndërkombëtare”, tha Boçi në emisionin ‘Kjo Javë’. Deputeti demokrat tha se në protestë policia ka abuzuar me hedhjen e gazit lotsjellës dhe sprajit. Sipas tij detyra e tyre është të mbrojnë jetën e qytetarit.
Për të protesta instaloi standardin e sjelljes së aksionit politik të PD në raport me mosbindjen civile, duke shtuar se duan që të vazhdojë edhe më tej dhe të agresohet më shumë.
“Duam që të vazhdojë më tej dhe të adresohet më shumë. Njerëzit janë të karikuar dhe nuk janë nga ato bateritë që duhet t’i karikojmë ne. Janë me autonomi, nuk e kanë impulsin e jashtëm, por të brendshëm. Protesta është komunikim politik, dhe kur ti i del në ballë, jep mesazhin se je për interesat e tyre, jo për interesa personale”, tha Boçi