Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Boçi për protestën e 6 dhjetorit: Nuk cënojmë perimetrin e sigurisë për mbajtjen e Samitit

21:29 / November 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luciano boci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i PD dhe deputeti Luçiano Boçi, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin ‘Open’, foli lidhur me protestën e paralajmëruar të opozitës më datë 6 dhjetor, datë në të cilin në Tiranë do të mbahet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

Pas kërkesës së PD për organizimin e kësaj proteste, policia dhe Bashkia e Tiranës kanë reaguar, duke thënë se kjo protestë nuk mund të mbahet para kryeministrisë, për shkak të perimetrit të sigurisë me ambientin ku do të zhvillohet ky Samit, në Pallatin e Kongreseve.

Boçi tha se PD ka vendosur e para për vendin ku do të zhvillohet protesta, ndërsa vendimi për vendin e mbajtjes së Samiti, është marrë më vonë, ndërsa shtoi se qeveria po “krijon një artificë për të goditur si pjesë e propagandës, aksionin e opozitës”.

Ai thekson se është e drejtë kushtetuese e opozitës për mbajtjen e kësaj proteste, duke thënë se nuk cënon aspak perimetrin e sigurisë.

“Çështja e dhënies së opinioneve nga bashkia, nuk besoj se ka kompetencë për të ndërhyrë në raste të protestës së opozitës. Çështja e reagimit të policisë apo këmbënguljes sonë nuk ka pasur vendim për vendin e zhvillimit të samitit dhe ka qenë vendim i mëpasshëm. Largësia e pallatit të Kongreseve është optimale në raport me kryeministrisë. Ndoshta policia e ekzagjeron, dihet që samitet duan masa të rrepta, por nga konfigurimi i shesheve, janë të mjaftueshme që të mos krijohet ky ngërç për vendin e tubimit, aq më tepër që tubimet e opozitës janë paqësore.

Duhet të zhvillohen aty ku qytetari kërkon të shprehë protestën e tij. Vendi i zhvillimit, në të gjitha rastet, pjesa e protestës zhvillohet afër perimetrit të zhvillimit të samitit, që mesazhet e qytetarëve të ndikojë tek samiti.

Protesta duhet parë në dy anë, ka karakter zemërimi kundër qeverisë, sikurse karakter festiv nga ardhjes së liderëve europian. Duam që ky samit të ketë ndjeshmëri në raport me zhvillimet e brendshme. Është e drejtë kushtetuese.

Shqipëria i ka kapacitetet të bëjë protesta. Përgjegjësinë e sigurisë nuk e kanë qytetarët, por institucionet. Ato parashikojnë çdo lloj reagimi. Klasik për t’u bërë samitet është dhe Pallati i Brigadave, dhe jo ai i Kongreseve.

Ai që ka përgjegjësinë di të bëjë dhe ndryshimet, dhe organizimet. Nuk është i vetmi vend i përcaktuar ‘ja këtu, ja bjer dhe vdis’. Mund të ishte dhe koincidencë protesta jonë. Qeveria po krijon një artificë për të goditur si pjesë e propagandës, aksionin e opozitës. Jemi në stinë protestash.” – tha ai.

luciano boci Protesta samiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.