Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Bohemian Rhapsody ishte surpriza e Golden Globe

10:06 / January 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
boh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bohemian Rhapsody fitoi dy çmime të mëdha në Golden Globe mbrëmjen e së dielës. Filmi që rrëfen historinë e legjendarit Freddie Mercury dhe grupit të tij, Queen, triumfoi pavarësisht reagimeve të përziera të kritikës dhe trazirave gjate produksionit.

Regjisori i parë i tij, Bryan Singer u pushua nga puna për shkak të asaj që u cilësua si “sjellje e dyshimtë”, në mesin e raporteve se ishte grindur keqas me aktorin kryesor Rami Malek në sheshin e xhirimit.

Projektin e përfundoi Dexter Fletcher. Filmi rezultoi një sukses në box office, dhe Malek është tani ndër favoritet për të fituar një çmim Oskar në 24 shkurt, ndërkohë që e siguroi Globin e Artë të aktorit më të mirë. Në fjalimin e pranimit të çmimit, aktori nuk e falënderoi Singerin dhe i bëri homazh grupit te madh muzikor.

“Kjo është për ty Brian May e për ty Roger Taylor, që garantuat vazhdimësinë e autenticitetit në këtë botë. Dhe ky është për të mrekullueshmin Freddie mercury, prej të cilit edhe e arrita ta kem këtë nder!”, u shpreh Malek.

Bohemian Rhapsody fitoi dhe çmimin e filmit më të mirë. “A star is born” me Lady Gagën nuk arriti të çojë në shtëpi përveçse një çmim, ndonëse ishte nominuar për 5.

Green Book ishte një tjetër krijim që arriti të dalë nga mbrëmja e Golden Globe me tre çmime, përfshirë atë të skenarit më të mirë.

Një prej surprizave të tjera të ceremonisë ishte Glenn Close, e cila rrëmbeu trofeun e aktores më të mirë për rolin e saj tek “The Wife”, duke ia hequr kështu nga duart fitoren Lady Gages, që pritej gjerësisht të marrte këtë çmim.

surprize
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zarfi i zi në shtëpi”/ Kiara Tito surprizohet për ditëlindje, nuk i mban dot lotët

15:19 / January 18, 2026

Kiara dhe Luizi bashkë në një projekt të ri surprizë

22:00 / June 2, 2025

Ina Kollçaku prezanton partnerin

14:35 / May 18, 2025

“Një grua në islam trajtohet si një …” Bardhi surprizon Sarën

21:48 / January 27, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.