Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës, i kthehet bojkotit të seancave gjyqësore. Kjo dhomë me 244 anëtarë mori sot vendimin për bojkotimin e seancave gjyqësore, përfshirë edhe masat e sigurimit, në datat 27, 28 dhe 29 qershor.
Avokatët në disa qytete të vendit kanë njoftuar vazhdimin e bojkotit për seancat gjyqësore për shkak të mos reagimit të treguar ndaj kërkesave të tyre lidhur me hartën e re gjyqësore.
Ata e kanë kundërshtuar këtë projekt të ri si të pabazuar në specifikat lokale dhe si një projekt sipërfaqësor që vetëm do të rriste kostot e punonjësve të drejtësisë, do të zhbalanconte zinxhirin ekonomik e do të largonte ekspertët e ligjit dhe avokatët.