Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Bojkoti i PD në Kuvend për Iranin, një akt politik

19:38 / March 18, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Rezoluta e parlamentit shqiptar për Iranin, ku shpallen Pazdaranët organiatë terroriste nuk isht ndonjë lajm. Pasi në radhë të paë këtë e kishte paralajmëruar kreu i mazhorancës, Edi Rama, por nga ana tjetër, pesha politike e Shqipërisë në botë është ajo që është, pra shumë e vogël.

Në këtë kuptim, akti, përkatësisht vendimi i Parlamentit për ta zyrtarizuar këtë qëndrim duhet të ishte thjeshte një rutinë protokollare, ku të gjitha palët do të bënin “adetin” e fakti nuk duhet të ishte kthyer në një news line.

Mazhoranca, ka kërkuar thirrjen e seancës për të martën, meqë e hëna ishte pushim, pra sot që ta miratojnë rezolutën për shpalljen e Gardës Revolucionare si organizatë terroriste. Këtë kërkesë e ka miratuar kryetari i Kuvendit. Mbledhja e seancës të martën, kur e hëna ishte pushim zyrtar si pasojë e rastisjes së Ditës së Verës të shtunën, nuk përbën ndonjë “dramë protokollare”.

Por të tillë e ka cilësuar Partia Demokratike, e cila me zërin e kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka shpallur bojkotin për seancën, një ditë më parë.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë, një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të saj (e enjte) dhe me Rend Dite: miratim procesverbali dhe njoftime.

Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit. Një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë. Një dyqan personal që nuk i shërben interesit publik”, deklaroi Bardhi.

I gjithë ky qëndrim i Partisë Demokratike nuk se është një problem i madh, apo dramë politike. Pasi PD jo vetëm që e ka kthyer bjkototin në një institucion politik në Shqipëri, por ka shpikur në mënyrë kreative nja një mijë varacione mbi temën.

Megjithatë, shpallja e bojkotit për një akt ndërkombëtar, sado që të vishet me logjikën e inatit ndaj thirrjes ditën e tersit të Kuvendit nga Peleshi, në fund të fundit mbetet një akt politik.

Pasi bojkoti, madje i shpalur është i tillë. Nuk mund të marrë asnjë ngjyrim tjetër, sado të justifikohet. Por kjo nuk është as dramë, e as problem i madh politik. Pasi kjo PD ka mbajtur qëndrime të frikshme në Kuvend për gjëra më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Si për shembull tabloja sinoptike e 1997 kundër SHBA, deklaratat kundër UÇK-së, Marrëveshjes së Rambujesë etj etj. Me një fjalë, Big Doctor nuk se ka pasur qime në gjuhë për të tundur tavolinat e Kuvendit, ku është përdorur pa teklif qoftë shkrepsja, qoftë benzina, qoftë tumueset apo edhe stilolapsat pistoletë me bojë shkrimi.

Përkatësisht nëse ka pasur ndonjë gjë për të thënë, e ka bërë, duke mos e vrarë mendjen për pasojat, pasi Sali Berisha përpos problemeve të tij, është një politikan i vërtetë dhe i shkathët. Ai e di se çdo akt politik do të ketë pasojat e tij, të cilat nuk janë të gjitha të pëlqyeshme apo të favorshme, por formësojnë imazhin e një politikani në mjedisin brenda dhe atë jashtë vendit. Krijohet profili i domosdoshëm për të lidhur një marrëdhënie në këtë mjedis. Ndaj edhe bojkoti për Iranin nuk ishte gjë tjetër veçse një akt politik. i cili padyshim ka synimin, do të ketë edhe pasojat, por e mira ishte ta shpjegohet publikisht…

akt politik bojkoti iranin kuvend PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

19:21 / March 27, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

20:55 / March 26, 2026

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

21:19 / March 25, 2026

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Në 2025 i kërkova Berishës të mos kandidonte ai për kryeministër, por unë! Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund 100%

19:55 / March 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.