Ilir Meta shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me strukturat e Partisë së Lirisë në Kuçovë,për të cilin tha se është i kapur nga mafia ndërkombëtare.
Sipas tij, qeveria ka fonde për të ndihmuar kategoritë e ndryshme sociale, por mendon vetëm të vjedhë.
Teksa e quajti “një klloun më të papërgjegjshëm në Shqipëri”, Meta theksoi se kreut të qeverisë i dalin sondazhet mirë pasi i bën vetë.
“Ky po u pi gjakun fëmijëve të Shqipërisë. Tani ka filluar thotë fajin e ka Putin. Si t’ia bëjmë që çmimi i naftës është shumë më i lirë në Ukrainë se në Shqipëri. Lufta ndikon tek ne, e drejtë, po në Kosovë nuk ndikon. Kujt do që t’ia hedhë? Nxjerr përherë nga një fatkeqësi! Bomba na ka rënë për sa kohë të kemi ty, çfarë fatkeqësie më të madhe mund të ketë ky vend. Je peng dhe vasalëve të qarqeve më antishqiptare. Ke vënë në diskutim shtetin e Kosovës, integritetin e Shqipërisë. Është në një panik të madh, sondazhet i dalin mirë sepse i bën vetë. Ku të gjejë Shqipëria një klloun më të papërgjegjshëm se sa ty. Është koha të bashkohemi të gjithë shqiptarët pa dallime partiake e politike, ka vetëm një ndarje sot themelore dhe ekzistenciale ajo midis shqiptarëve dhe patronazhistëve.”