Një 47-vjeçar bashkë me fëmijët kanë shpëtuar për mrekulli. Makinës në pronësi të Armando Gjinit, i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit ishte vendosur një sasi eksplozivi në sedilje, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Armando Gjini rrëfen se ka mundur ta diktojë pakon me lëndën plasëse të llojit eksploziv, por me shumë vonesë, vetëm pasi dërgoi fëmijët në shkollë dhe po rikthehej për në banesë. 47-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, por qëndroi vetëm 4 ditë në burg, raporton Report tv.
E shkuara
47-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani. Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Ushtria e Met Kananit shkëmbente kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia. Por 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burg, ndërsa hetimet e para janë pikërisht në këtë pistë.
Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë. Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 mln euro.