Fshati turistik i Dardhës ishte destinacion kryesor i turizmit këtë fundjavë pas rikthimit të reshjeve të dëborës. Por turistët nuk e patën të lehtë të mbërrijnë pasi fluksi i lartë i makinave krijoi situatë kaotike në rrugën drejt majës ku ndodhet pista e skive.
Reshjet e dëborës para të dielës pushim e mbushën juglindjen me turistë.
Dardha e njohur edhe për pistën e skive ishte destinacion kryesor.
Fluksi i lëvizjes ishte aq i lartë sa radha e makinave drejt Majës së Bigëllit shkoi me kilometra.
Në këto kushte, të shumtë ishin ata që u detyruan të presin me minuta të tëra për të lëvizur drejt Majës me dëborë.
Të tjerë u detyruan të ktheheshin pas drejt destinacioneve të tjera ku po ashtu ka dëborë.
E gjitha kjo situatë kaotike majën e Bigëll-it ka ardhur për shkak të parkimeve të gabuara të drejtuesve të mjeteve të cilët frekuentojnë pistën e skive.
Reshjet e dëborës u rikthyen në disa zona të vendit të shtunën, ndërsa temperaturat mbeten të ulëta.
Për pasojë, në fshatrat malore në juglindje dhe veri janë shfaqur problematika me lëvizjen dhe energjinë, por nuk ka zona të bllokuara.