Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Borchardt takohet me përfaqësues të opozitës parlamentare e joparlamentare/ Nga mediat tek financimi i fushatave zgjedhore, ja çfarë u diskutua

21:35 / June 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ambasadori i OSBE së në Shqipëri Bernd Borchardt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një takim me përfaqësues të një grupimi partish opozitare parlamentare dhe joparlamentare, të zhvilluar sot, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, i nxiti ata të mbështetin zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, në procesin e reformës zgjedhore.

Në takimin ku mori pjesë edhe zëvendëskryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Monika Bylaite, theksi i diskutimeve u vu te çështjet e medias dhe te financimi i fushatave zgjedhore.

“Të gjitha partitë garuese në zgjedhje duhet të kenë akses të barabartë në media. Mund të shihet, gjithashtu, mundësia për t’u dhënë të gjitha subjekteve zgjedhore një kohë të caktuar falas”, tha Borchardt.

Ai shtoi se, sikurse ka rekomanduar OSBE/ODIHR-i, për të siguruar pavarësinë editoriale të medias, duhet konsideruar shfuqizimi i nenit 84.1 të Kodit Zgjedhor dhe të ndalohet në mënyrë të qartë transmetimi i reklamave politike në lajme.

“Mediat duhet të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e subjekteve zgjedhore garuese, me qëllim kufizimin e përdorimit të kronikave të prodhuara nga vetë partitë politike në edicionet e lajmeve dhe për të shmangur keqorientimin e zgjedhësve. Në çdo rast që media përdor materiale të prodhuara nga partitë politike, ato duhet të etiketohen qartësisht si të tilla”, tha ai.

Po ashtu, Borchardt tha se pavarësia e rregullatorit të medias dhe e transmetuesit publik duhet të fuqizohet më tej, përmes masave që parandalojnë konfliktin e interesit.

Lidhur me financimin e fushatave zgjedhore, Borchardt tha se shpenzimet e fushatave duhet të mbeten të kufizuara dhe se ligji duhet të garantojë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë fuqitë e duhura që të mbikëqyrë në mënyrë efikase dhe të sigurojë zbatimin e dispozitave për financimin e partive dhe të fushatave.

Borchardt joparlamentare opoziten takohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.