Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e reja të karburanteve.
Sipas vendimit, nga sot, nafta do të shitet 177 lekë për litër, benzina 178 lekë për litër dhe gazi 75 lekë. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 83 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi këtë të mërkurë në orën 20.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.
Njoftimi:
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Prill 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 83 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Prill ora 20.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.