Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Borë dhe akull në Dibër, disa segmente thuajse të pakalueshme. Vijon puna për gjetjen e 30-vjeçarit të pajetë në lumin Mat

09:40 / January 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6307
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe qarku i Dibrës është i përfshirë nga temperatura të ulëta, ku në disa zona regjistrohet vlera -15 gradë Celsius.

Në Bashkinë Dibër, rruga rurale Peshkopi–Lurë është e pakalueshme nga bora, ndërsa Peshkopi–Selishtë kalohet me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë. Vijojnë të jenë të bllokuara disa rrugë të brendshme në njësitë Selishtë, Lurë, Kala e Dodës, Zall Dardh, Tomin dhe Lurë.

Në Bashkinë Bulqizë, rruga që lidh Qytetin e Vjetër me Qytetin e Ri pranë terminalit mbetet e bllokuar nga uji dhe akulli, ndërsa janë të pakalueshme edhe rrugët në njësitë Trebisht, Ostren, Martanesh dhe pjesërisht Zerqan e Fushë Bulqizë.

Në Bashkinë Klos, vijon operacioni për kërkimin e 30-vjeçarit të mbytur në lumin Mat.

Në Bashkinë Mat, disa rrugë fshatrash në njësinë Macukull janë të bllokuara nga bora, ndërsa rruga lidhëse e njësisë Derjan rrezikon të bllokohet.

Akset nacionale janë përgjithësisht të kalueshme, përjashtim bën rruga Ura e Çerenecit–Steblev, e cila është thuajse e pakalueshme për shkak të mungesës së ndërhyrjes për pastrim bore. Në akset e Rrugës së Arbërit, Qafë Bualli–Krastë dhe Peshkopi–Vasie, qarkullimi kryhet vetëm me goma dimërore.

Kontraktorët janë në terren me mjete dhe kriposje për të mbajtur rrugët të hapura. Furnizimi me energji elektrike është normal, me përjashtim të Kala e Dodës dhe disa fshatrave të njësisë Ulëz në Mat. Furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë qarkun paraqitet normal.

akull borë Dibër rrugë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.