Reshje të dendura bore kanë rënë në zonën e Korçës, teksa kushtet e motit janë përkeqësuar në të gjithë vendin.
Në akset Boboshticë-Dardhë dhe Zëmblak-dogana Goricë vazhdon puna për largimin e dëborës nga rruga dhe kriposjen.
Qarkullimi vijon normalisht në qarkun e Korçës dhe çdo aks po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër-Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.
Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore.