Kryeminstri britanik Boris Johson në një postim në rrjetin e tij social ka treguar se pasi është shëruar nga Covid-19 ka rënë tre kilogram. Po ashtu ai ka bërë thirrje që të gjithë duhet të humbasim peshë për tu mbrojtur nga rreziqet e Covid-19. Ndër të tjera ai thotë se mbipesha ndikon negativisht tek personat që janë të infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse pasi edhe ai vetë është përballur me një situatë të tillë.
“Humbja e peshës është e vështirë, por me disa përpjekje të vogla ne të gjithë mund të ia dalim dhe më pas do të ndihemi më të shëndetshëm. Nëse të gjithë bëjmë pak, mund të zvogëlojmë rreziqet tona shëndetësore dhe të mbrohemi kundër koronavirusit. Unë gjithmonë kam dashur të humbas peshë si shumë prej jush dhe për këtë kam luftuar për një kohë të gjatë.Që kur jam shëruar prej Covid -19 kam përmisuar palestrën time dhe tani kam humbur disa kilogramë por kur isha në terapi intesive kam peshuar shumë më tepër.”- shkruan Boris krahas një video të postuar në Twitter që shihet në xhiro me qenin e tij.
Boris Johnson ka nisur fushatën kundër obezitetit pasi mbipesha rëndon gjendjen shëndetësore të përesonave që janë të infektuar me koronavirus e sidomos atyre që ndodhen në kujdesin intensive. Me këtë teori të kryeminstrit anglez pajtohet dhe literatura shkencore e cila thotë që mbipesha sjell komplikacione serioze duke rritur dhe rrezikun e vdekjes nga Covid-19. Mbi 60% e të rriturëve në Angli janë obez sipas Shëndetit Publik.
Për shkak të krizës së Covid-19 çështja e mbipeshës është bërë pararojë e mendimeve të qeverisë britanike e cila ka nisur dhe fushatën ‘ Better Health’.