Boris Johnson premton se Britania e Madhe do të rrisë ndihmën e saj për Ukrainën duke ofruar sisteme artilerie për Ukrainën.
Duke folur në Dhomën e Komunave, pas video-telefonatës me Joe Biden dhe aleatët e tjerë, ai tha se “është jetike që ne të mos lejojmë Putinin të përparojë” në Donbass.
“Kjo është arsyeja pse ne po rrisim furnizimin tonë me armë të llojit që ukrainasve u nevojiten veçanërisht,” shtoi Johnson , duke vënë në dukje se ky po bëhet “një konflikt artilerie”. Dhe kjo është ajo që ne do të ofrojmë, përveç shumë ndihmave të tjera”, përfundoi kryeministri britanik.
