Kryeministri i Britanisë Boris Johson ditën e sotme në një konferencë për shtyp ka thënë se lëhtësimi i masave për parandalimin e koronavirusit ëhstë një hap drejt rimëkëmbjes.
Ndër të tjera Johnson ka thënë se shumë biznese përfshirë klubet e natës restorantet, parukierit dhe kinemat do të hapen ditën e nesërme. Boris Johnson tha po ashtu se pavarësisht rihapjes publiku duhet të respektojë rregullat e distancimit social duke shtuar se nëse do rriten rastet e reja do të rikthejë përsëri kufizimet.
Sakaq zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë, Prof Chris Whitty, i cili foli së bashku me Johnson në konference është shprehur se hapjen askush nuk duhet ta shikoj si një hap të parrezikshëm por përkundrazi njerëzit duhet të tregohen më të kujdesshëm.