Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër sulmet e Hamasit në Izrael duke deklaruar që shteti izraelit ka të drejtë të mbrohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, përballë sulmeve “të tilla të dhunshme”.
BE ka bërë thirrje për një ndërprerje “të menjëhershme të këtyre sulmeve dhe dhunës së pakuptimtë”.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se blloku qëndron në solidaritet të plotë me Izraelin.
“BE-ja bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të këtyre sulmeve dhe dhunës së pakuptimtë, të cilat vetëm do të rrisin më tej tensionet në terren dhe do të minojnë seriozisht aspiratat e popullit palestinez për paqe”, thuhet në deklaratën e Borrell.
Gjithashtu BE ka rikujtuar rëndësinë e punës drejt paqësues së qëndrueshme.
“BE qëndron në solidaritet me Izraelin, i cili ka të drejtë të mbrohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, përballë sulmeve të tilla të dhunshme dhe pa dallim. BE rikujton rëndësinë e punës drejt një paqeje të qëndrueshme përmes përpjekjeve të ringjallura në Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme”.