Në një kohë që situata është shumë e tensionuar, këtë të hënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, thotë se Kosova dhe Serbia duhet të shtensionojnë situatën. “Ato duhet t’i kthehen dialogut, duhet ta kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar në rrugë”.
Kujtojmë se në veri të Kosovësm zonë e banuar me shumicë serbe disa grupe serbësh vazhdojnë bllokimin e rrugëve për të tretën ditë me radhë.
Protestën e nxiti arrestimi i një ish-zyrtari serb të Policisë së Kosovës, të shtunën. Dejan Pantiç u arrestua nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policore.