Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

”Borxh” Spanjës, Shakira rrezikon 8 vite burg

10:54 / September 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shakira
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shakira mund të rrezikojë më shumë se 8 vjet burg. Ajo ka mashtruar zyrën spanjolle të taksave për plot 14.5 mln euro taksa të pashlyera në vitet 2012 dhe 2014. Po ashtu prokurorët e Barcelonës pretendojnë se ajo nuk ka paguar dhe 6.7 mln euro të tjera në 2018-ën. Sipas prokurorëve, ylli i popit ka përdorur një kompani offshore për të shmangur taksat.

Artistja botërore ka depozituar shumën që thuhet se i detyrohet zyrës së taksave spanjolle te kompania e saj dhe ka borxhe tatimore të papaguara. Këngëtarja e cila ka shitur më shumë se 80 milionë disqe në mbarë botën, pretendon se nuk ka jetuar në Spanjë në vitet që akuzohet se s’ka paguar këto shuma kolosale të taksave.

Në dosjen e saj shkruhet se ylli bleu një shtëpi në Barcelonë fiks në vitin 2012. Shakira do të dalë para gjykatës më 20 Nëntor të këtij viti lidhur me akuzat. Ajo ende nuk ka bërë një koment publik për këto akuza të rënda, por Korrikun e vitit të shkuar u paraqit në gjyq.

Bazuar në ligj, nëse kalon më shumë se 183 ditë brenda vitit në Spanjë, konsiderohesh rezident spanjoll me detyrime ndaj shtetit. Këto taksa paguhen duke marrë parasysh të ardhurat që një person fiton. E në rastin e Shakirës bëhet fjalë për shifra marramendëse.

shakira
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.