Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare ish-portieri legjendar i Anglisë, Gordon Banks. Ai u shpall fitues i Kupës së Botës, teksa u cilësua si një ndër portierët më të mirë në historinë e “3 Luanëve”.
Ajo që mbahet mend është pritja spektakolare kundër Pelesë, në Botërorin e ’70-tës.
Banks u aktivizua në 73 ndeshje me ekipin kombëtar dhe mbrojti portën e disa klubeve angleze si Çesterfilld, Leister, Stok Siti, etj.