Nuk thonë kotë “bota është e vogël”. Ish-missi shqiptar Ermiona Lekbello na ka treguar se pak orë më parë ka takuar krejt rastësisht në Los Angeles blogeren e famshme italiane Chiara Feragni.
“Është botë e vogël” shkruan Ermiona nën selfie-n e postuar në Instagram me blogeren, e cila vetëm pak orë më parë ka udhëtuar nga Italia drejt shtëpisë së saj në Los Angeles për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar që do të mbahet të dielën.