Vendimi i marrë këtë të premte nga Gjykata Kushtetueses lidhur me heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut është botuar nnë fletoren zyrtare. Balluku që nga ky moment rikthehet në detyrë si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kushtetusja në vendim njoftoi se me shumicë votash vendosi pezullimi e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118 dhe nr. 120 të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për pezullimit nga detyra ndaj Belinda Ballukut. Po me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike, për shkak të interesit të lartë publik.



