Opozita duhet ta rishikojë me qetësi vendimin e saj për dorëzimin e mandateve. Kjo ishte thirrja e zv/kryeministrit Erion Braçe gjatë emisionit “Real Story”.
I pyetur për zgjidhjen që ofron mazhoranca për daljen nga kriza e politikës shqiptare, Braçe u shpreh:
“Do t’u ofrojmë opozitës një letër të bardhë ku të kërkojë çdo lloj garancie ligjore dhe kushtetuese për zgjedhjet politike. Kemi kohë që e kemi ofruar dhe kemi kohë që nuk marrim përgjigje”.
