Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Braçe: “Fshatarët shihen sikur po shesin drogë”

15:40 / July 15, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e sheh si të domosdoshëm aksionin e ndërmarrë për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që tregtohen pa faturë, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm drejt sigurisë ushqimore dhe formalizimit të sektorit bujqësor.

Por, ai thekson se pa një ndryshim rrënjësor të skemës së tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), situata nuk do të zgjidhet. Në një intervistë, Braçe thekson se problemi nuk është tek fshatari i thjeshtë, pasi është skema e TVSH që bllokon lëshimin e faturës, duke thënë se fshatarët shihen sikur po shesin drogë dhe jo qumësht.

“Siguria ushqimore është jetike për këtë vend. Formalizimi i çdo transaksioni të këtyre produkteve ushqimore nga ai bujku atje matanë, madje nga lënda e parë që përdor bujku për të prodhuar, e deri tek produkti fundor, duhet të jetë element kyç. Sot shiten pa faturë, se po shkojmë ke djathi, ke gjalpi, ke vaj, ke qumështi, ke mishi, e kështu me radhë. Sot shiten, shiten pa faturë plehra kimike. E dini që sot shiten pa faturë fidanë. E dini që sot aty fillon tek fidani që do të prodhojë domaten, do të prodhojë pataten, do të prodhojë kastravecin. Nuk mundet ta fillosh tek domatja frut, kur plehrat kimike që janë përdorur, apo ushqyesit që janë përdorur për të, mund të jenë problemi. Kur pesticidet që janë përdorur për ta mbrojtur qershinë, mollën, pjeshkën, e kështu me radhë mund të jenë problemi. Dhe ato shiten pa faturë. I shkon në mëndje Ministrisë së Bujqësisë që problemi fillon këtu. Shitet pa faturë ushqimi i bagëtisë. Fshatari mund ta marrë ke bahçja e tij, por do dalë edhe ta blejë jonxhën atje matanë. Po ku e di unë se si është trajtuar ajo jonxha?

Pra, çfarë faturë e i kërkojnë fshatarit? Në ligj, fshatari nuk pret faturë. Pret grumbulluesi, autofaturë. Jo faturë, po autofaturë, i është dhënë e drejta grumbulluesit që grumbullon për nevojat e një fabrike përpunimi. Ah, po është grumbullues drejtpërdrejt i fabrikës së përpunimit atje që të presë autofaturë. Kush i ka shtyrë grumbulluesit përpunuesit që mos presin faturë? Po shikojeni vit për vit seancat parlamentare, kam thënë që po ndodh një informalitet masiv i thellë në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Pikërisht për shkak të skemës së tatimit mbi vlerën e shtuar, tani do faturë, ndrysho tatimin mbi vlerën e shtuar, sepse përndryshe do ndodh ajo që ka filluar të ndodhë që sot. Që shihen fshatarët sikur po shesin drogë, jo sikur po shesin qumësht. Pra, në qoftë se duam të bëjmë një gjë të qëndrueshme, veçanërisht në aspektin e sigurisë ushqimore, duhet të ndryshojmë skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Ajo skemë ka prodhuar informalitetin e thellë”, tha Braçe

brace Droge fshataret shesin shihen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.