Deputeti socialist, Erion Braçe ka komentuar një postim të shpërndarë nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila bëri me dije se sot ishte e pranishme në fermën e Apostolit, i cili merret me kultivimin e shalqirit.
Braçes nuk i shpëton gabimi i Krifcës në përcaktimin e vendit, duke shkruar se Bubullima është në Lushnje dhe jo në Divjakë, ndërsa nuk e ka kursyer ironinë.
“Bubullima nuk është në Divjakë, është në Lushnjë. Çmimi i shalqinit sot në Divjakë 15 lekë! Kur t’i piqet Turit siç e njohim ne e Apostolit sipas jush çmimi do të jetë 4-5 lekë”, shkruan Braçe duke ju përgjigjur ministres.