Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Braçe kërkon ndërprerje të punës në ambientet e hapura: Shkon deri në 40 gradë, ministritë ta marrin këtë vendim

17:27 / July 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkon ndërprerjen e punës në ambientet e hapura. Ai i bën thirrje qeverisë ku për të puna duhet ndaluar në sektorin e ndërtimit gjatë orëve të pikut të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve.

”Mbroni punëtorët! Ndërpritni punën në ambient të hapur në orët e pikut të temperaturave të larta”,-shkruan Braçe në statusin e tij.

Po ashtu deputeti tregon se ka vëzhguar situatën në Tiranë, ku në orën 13:00 temperaturat arrijnë në 35 gradë Celsius në termometra, ndërsa sipas ndjesisë reale ato janë 37 gradë, madje mund të shkojnë deri në 40 gradë. Në këto kushte, puna në ambient të hapur kthehet në një vuajtje për punëtorët.

Postimi i plotë

Lëviza pak tani nëpër Tiranë dhe pashë se puna në ambient të hapur, veçanërisht në ndërtim vazhdon. Ora është 13:00, temperatura në telefon tregon 35 gradë, thuhet se ndihet 37 gradë, ndërkohë mund të jetë edhe 40 gradë. Në këto temperatura, puna kthehet në çfilitje dhe vuajtje!

Tani: A ka mundësi që këto kompani, përfshirë në radhë të parë kompanitë e ndërtimit të ndërpresin punën në orët e pikut të temperaturave të larta për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve?

Dhe nëse kompanitë nuk e bëjnë, a ka mundësi që Ministria e Ndërtimit, Ministria e Ekonomisë dhe mbi të gjitha Ministria e Shëndetësisë ta marrin këtë vendim gjithmonë për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve? BËJENI! Nuk është një gjë e kotë, por një masë për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve në punë!

ambiente të hapura erion braçe ndërtim Puna pushim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.