Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Braçe kundër ligjit të gjuetisë: Mosha 25‑vjeç për gjuetarët që duhet të marrin armë absurditet

20:35 / December 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eb 1765476967 erionbrae
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS, Erion Braçe ka kundërshtuar ashpër projektligjin për gjuetinë. Braçe ironizoi Ministrin e Mjedisit Sofjan Jaupaj dhe deputetin Vullnet Sinaj që mbrojtën ligjin, ndërsa kritikoi ashpër përkufizimin e kurtheve për të kapur kafshët.

Braçe ngriti shqetësimin edhe për distancat e sigurisë, duke thënë se 300 metra larg shkollave apo zonave të banuara nuk mjafton, sidomos kur gjuetarët mund të mos kenë përvojën e duhur.

Kritika të forta pati edhe për moshën minimale të gjuetarëve, që propozohet të jetë 25 vjeç.

“Imagjinoni një shpend që kapet në këtë mënyrë me kurth, kush është kafsha këtu? Ministria përgjegjëse për gjuetinë dhe ministri që e mbron këtë ligj duhet ta shohin këtë realitet.  Si mund të jetë gjuetia “estetike”? Si mund të quhen “produkte estetike” ato që vijnë nga gjuetia? Si mund të jetë estetik një shpend i qëlluar, i gjakosur? Ka edhe përkufizime për produkte “kulturore” dhe “studimore”. Si mund të quhen kështu?

Po shkoj më tej: në përkufizime thuhet që zonat e gjuetisë të mos përfshijnë qendra ekonomike, sportive dhe fetare dhe të jenë 300 metra larg tyre. Po të jetë një gjuetar pa nishan, e kuptoni çfarë mund të ndodhë 300 metra larg një shkolle? Për zonat e mbrojtura, distanca është vetëm 200 metra. Kjo nuk garanton asgjë.

Gjuetar konsiderohet personi fizik, shtetas shqiptar ose i huaj, që ka mbushur moshën 25 vjeç. Këta 25‑vjeçarët i keni në poligone duke bërë qitje, duke u stërvitur për të qëlluar në shenjë, dhe tani u jepni pushkë për t’u stërvitur me shënjestra të gjalla, që janë kafshët.  Kjo mosha 25- vjeç nuk vlen më, s’mund të bëhet gjuetar në atë moshë, se nesër e ke kontingjent krimi“, tha ai.

25 vjec brace gjuetise kunder ligjit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.