Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Braçe kundër referencës për hotelet, qeveria mbron ligjin për certifikimin e njësive akomoduese

15:20 / March 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa grupi i punës vijon ende diskutimet për përcaktimin e formulës për vendosjen e referencës për njësitë akomoduese turistike, mes socialistëve ka zëra që mendojnë se kjo praktikë nuk e lufton dot evazionin fiskal që e karakterizon sektorin e turizmit. Ministria e Turizmit dhe ajo e Financave synojnë të përcaktojnë një numër dhomash të shfrytëzueshme për strukturat akomoduese për periudha të ndryshme, për të marrë më pas prej tyre detyrimin tatimor, por sipas deputetit Erjon Braçe, zgjidhja kundër informalitetit nuk vjen nga referenca, por duke bërë funksional sistemin e fiskalizimit.

“Janë zgjidhje këto referencat? Unë mendoj që jo. Referencat shumë shumë do të kapin ato që janë të dukshëm. Vjet thelbi i turizmit ishte Saranda. A e dini që në Sarandë keni apartamente luksi që në ditë jepen me 1000 euro dhe i keni në Booking. Çfarë bëjmë ne? I kënaqemi këtij fakti që ai pronari merr ato para? Dhe që ne nuk jemi represivë ndaj pronarit të atij apartemnti? Kjo është me të hedh hi syve. Sistemi i fiskalizimit të funksionjë dhe analiza mbi të dhënat e sistemit të fiskalizimit. Nuk i kushton asnjë inspektori që në detyrën e tij në atë zonë që mbulon të bëjë analizën ditore të xhiros të deklaruar në atë sistem.”, tha deputeti i PS Erion Braçe.

Lexo edhe :

Related Posts

  • ambasada amerikane
    SHBA dhe BE përshëndesin marrëveshjen PS-Rithemelimi për rikthimin e normalitetit në Kuvend

Qeveria e mbrojti këtë praktikë, duke argumentuar se caktimi i referencës në turizëm nevojitet për të luftuar fenomenin e nëndeklarimit të qarkullimit nga ana e sipërmarrjeve turistike.

“Ka nënraportim të kapaciteteve dhe qarkullimit që bëjnë, turnoveri është 8-9 herë më i madh se qarkullimi real. Nëse ne marrim në konsideratë 10 mln turistë, me 4 netë qëndrimi, kemi një numër disa herë më të lartë se deklarimet e subjekteve. Një nga mekanizmat është caktimi i kuotave, sepse një hotel me 50 dhoma nuk mund ta mbani për të shfrytëzuar 5 dhoma në korrik dhe gusht dhe është e paarsyesghme të mos caktohen referenca sepse është e pamundur të kontrollojmë çdo dhomë, çdo hotel.”, deklaroi drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera.

Debati për referencat në sektorin e turizmit u zhvillua gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, që miratoi rishikimin e buxhetit të këtij viti, duke vendosur në dispozicion fondin prej 4 mld lekësh për garancinë sovrane që do të përfitojë sektori i manifakturës.

braçe Ministria e turizmit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.