Presidenti i UEFA-s, Aleksader Ceferin, ka shkuar në kryeministri për të takuar kreun e qeverisë Edi Ramës, me makinën e kreut të FSHF-së Armand Dukës. Ceferin nuk përdori automjetet e institucionit, por automjetin personal të presidentit Duka qe kushton 200.000 euro.
Për këtë ka reaguar, edhe deputeti PS-së Erion Braçe, i cili me ironi tregon pronësinë e makinës së Armand Dukës.
“Bentley Flying kjo makinë! Në targë; “AD” nuk është Armand dhe, “D” nuk është Duka! 777 nuk janë 3 numra bixhozi, janë numra targe! Kjo makinë luksi është e një financieri në një pulari që nuk di pse quhet Armand Duka dhe e ka rrogën 40 mijë lekë në muaj! Fluturon gomari, fluturon!’- shkruan Braçe.