Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Brataj jep këshilla për të shmangur rrezikun nga zjarret

21:52 / August 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skender brataj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj jep këshilla praktike për mënyrën se si qytetarët duhet të veprojnë nëse ndodhen pranë vatrave të zjarrit apo përballen me rrezik të menjëhershëm nga flakët dhe tymi. Për të ruajtja e qetësisë është vendimtare. Vlerësimi i situatës përreth, drejtimi i flakëve dhe erës, si dhe identifikimi i rrugëve më të sigurta për largim, janë hapa të parë thelbësorë. Qytetarët duhet të shmangin vonesat për shkak të sendeve të parëndësishme dhe të përqendrohen vetëm tek siguria e tyre.

Brataj tha se nëse është e mundur, qytetarët duhet të lëvizin menjëherë drejt zonave të sigurta, në drejtim të kundërt me flakët dhe tymin. Ai rekomandoi që të shmangen zonat me bimësi të dendur dhe kodrat, veçanërisht kur ka tym të dendur, përveç rasteve kur ngjitja është e vetmja rrugë shpëtimi dhe nuk ka flakë në afërsi. Vendndodhjet më të sigurta janë ato të hapura, si fusha të zhveshura apo rrugë të shtruara.

Në raste kur nuk ka rrugëdalje të qartë, ai këshilloi që të kërkohet një zonë e djegur tashmë ose pa bimësi, të qëndrohet afër tokës ku ajri është më i freskët dhe përqendrimi i tymit më i ulët. Mbulimi i gojës dhe hundës me një pëlhurë të lagur mund të ndihmojë në filtrimin e grimcave të tymit. Sipas tij, është e rrezikshme të fshihemi brenda automjeteve të mbyllura nëse flakët janë shumë pranë, pasi ato mund të mbinxehen shumë shpejt.

Brataj u bëri thirrje qytetarëve të komunikojnë menjëherë me shërbimet emergjente në rast rreziku, duke telefonuar numrin 127 për ndihmë mjekësore, ose 112 për të raportuar zjarrin dhe pozicionin e tyre. Ai nënvizoi rëndësinë e përdorimit të funksioneve të telefonit, si dërgimi i lokacionit nëpërmjet GPS, për të ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit në lokalizimin sa më të shpejtë të personave në nevojë.

brataj këshilla zjarre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.