Brazili ka barazuar 1-1 ndaj Panamasë në “Estadio do Dragao” të Portos në Portugali, një rezultat zhgënjyes duke parë yjet që kishin zbritur në fushë.
Pesë herë kampionët e botës kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të me golin e lojtarit të Milanit, Paqueta.
Gjithsesi avantazhi i “Selecao-s” zgjati vetëm katër minuta pasi Machado ka barazuar rezultatin me një gol të dyshimtë për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë Brazili nuk arriti që të gjente sërish golin, duke zhgënjyer në testin miqësor.