Tri ditë më parë Brazili nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në miqësoren përballë Senegalit, në “National Stadium” të Singaporit, ndërsa sot përsëriti të njëjtin rezultat, në të njëjtin stadium, por këtë herë përballë Nigerisë.
Të besuarit e Tites e nisën mjaft mirë sfidën, por në minutën e 11’ ylli i skuadrës, Neymar pësoi një problem muskulor dhe u detyrua të lërë fushën e lojës, ndërsa në vendin e tij u aktivizua fantazisti i Bayernit të Mynihut, Philippe Coutinho.