Truproja femër e Meghan Markle ka dhënë doreheqjen nga puna , pas më pak se një viti në këtë detyrë. Ajo është e treta nga punonjëset që i kanë shërbyer dukeshës, që largohet nga puna brenda dy muajsh.
Fillimisht ishte sekretarja private e çiftit mbretëror, Samantha Cohen, ajo që dha doreheqjen e para. Cohen kishte 17 vite që punonte pranë familjes mbretërore dhe i kishte shërbyer më parë Mbretëreshës si sekretare private dhe si zëdhënëse për shtyp
Më pas asistentja personale e Meghan, Melissa Touabti, dha doreheqjen pas gjashtë muajsh që punonte me dukeshën, ndërsa tani, truproja e saj shkruan class.
Sipas disa burimeve për The Sunday Times, Meghan Markle nuk është mësuar me siguri kaq të lartë dhe dëshiron të ketë më shumë liri, megjithatë nuk dihen arsyet se pse tre prej punonjëseve të saj kanë dhënë doreheqjen pak kohë pasi kishin filluar të punonin me të. Të jetë kaq e vështirë të punosh me dukeshën?
Postime te ngjashme
Add A Comment