Juxhin Kulla, personit të cilit iu bë atentat sot në banesën e tij në Korçë, nuk është një emër i panjohur për Policinë. Ai rezulton me precedentë të mëparshëm penal, pasi është arrestuar për kanabis.
Në qershorin e 2016-ës, atëherë 31 vjeç, ndaj Kullës u ushtrua dhunë fizike nga policia e Korçës. Ai në atë kohë pasi një përplasje fizike mes shefin e Seksionit Kundër Narkotikëve, bëri që SHKB të ndërmerrte një hetim për rastin.
Ngjarja e vitin 2016
Konfrontimi fizik mes një 31-vjeçari nga Korça dhe shefit të Seksionit Kundër Narkotikëve, ka bërë që SHKB të ndërmarrë një hetim për rastin. Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00 të së premtes, në një pikë loto-sporti, përgjatë bulevardit “Gjergj Kastrioti”, ku sipas dëshmitarëve okularë, dy automjete janë afruar te lokali dhe prej tyre kanë zbritur një grup personash të veshur civilë dhe me antiplumb. Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda, kur ata janë afruar menjëherë te lokali dhe në ato momente, Juxhin Kulla është larguar me vrap.