Lezha është “zgjuar” mëngjesin e sotëm nga breshëri plumbash që janë qëlluar drejt një lokali.
Ngjarja ka ndodhur në orën 06.30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale. Lokali në drejtim të të cilit u qëllua me breshëri arme zjarri është në pronësi të shtetasit Gjovalin Prendi.
Mësohet se Prendi është xhaxhai i Taulant Prendit, vrarë në 2014 për pronat. Në atë vit u bë atentat ndaj ky kushërinjve Klodian Ndreca 28 vjeç dhe Taulant Prendi 25 vjeç, të cilët gjetën vdekjen si dhe u plagos Aurel Prendi 21 vjeç (në atë kohë).