Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Breshëri plumbash ndaj biznesit në Laç/ Flet pronari: Ke frikë të jetosh në shtëpinë tënde

17:28 / April 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sulmohet biznesi ne kurbin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pronari i biznesit që u sulmua me armë zjarri në Kurbin mbrëmjen e së mërkurës deklaron se sulm ndodhi sapo ai dhe familjarët e tij shkuan në shtëpinë e tyre, që e kanë në katin e dytë të ndërtesës.

Ferhat Tugaj u shpreh se nuk ka dyshime te askush, ndërsa kërkon që ngjarja të zbardhet sa më parë dhe autorët të dënohen nga drejtësia.

“Rreth orës 23:00, 23:20 të darkës, unë kam shkuar te dhoma ime. Mami doli dhe iku se i kemi shtëpitë ngjitur këtu, as u bënë 10 minuta kur u dëgjua breshëria e automatikut. Unë me mend se janë fishekzjarre se bëhet ndonjëherë ndonjë ditëlindje. E pashë që ishte më e fortë dhe normalisht u dëgjua shumë si zhurmë, u frikësova me thënë të drejtën. Nuk e di se si është puna, ku është puna, por me thënë të drejtën jam i tronditur. E kuptova se është thjesht një tip atentati ose ndonjë diçka për të frikësuar se normalisht një që ka diçka me mua personale vjen më kap mua, s’ka nevojë të vijë të futi plumba biznesit. U çova, erdhi dhe mami, pastaj normalisht mora policinë. Konflikte s’kam pasur kurrë në jetën time. Më bën përshtypje reagimi i vonshëm shumë.

Ngjarja ka ndodhur që parmbrëmë. Ata s’kanë ardhur të marrin kamerat e shtëpisë time, imagjino, prej këtu deri në Laç ke 30 biznese. Të gjithë kanë kamera. U mërzita dje, shkova te Drejtoria e Lezhës për të bërë një ankimim më tepër. Tani e kam në plan të shkoj në Tiranë, të bëj ankimim dhe atje.

Atje nuk më pritën në Lezhë, kërkova drejtorin, drejtori kishte punë se ishte në një ngjarje tjetër. Unë mendoj se në Shqipëri nuk ka shtet, sepse besoj unë, ka funksionuar e do funksionojë gjithmonë miku, kush ka lekë e të bëjë diçka më plus, kush s’ka lekë ngelet në vend. Të kesh frikë të jetosh në shtëpinë tënde, në hallet e tua, në shtëpinë tënde. Dyshimet e mia me thënë të drejtën nuk kam asnjë. Asnjë dyshim tek kurrkush. Dua drejtësi, vetëm drejtësi, kushdo që të jetë autori të shkojë te vendi ku i takon. Të paktën të rrish i qetë në punën tënde. Taksat i paguaj, kur vjen puna s’ke asnjë lloj sigurie.

Më ka ndodh një rast tjetër, kam pasur një punë makinash, se unë makina me qira jap këtu, më ka ndodhur një konflikt i vogël, kam shkuar në polici, kam bërë denoncim, veç deklaratë, marrin deklaratë aty edhe mbrapa ku jemi parë. Më shumë dëme materiale ka, rreth 7-8 mijë euro, jo më shumë. Më ka dëmtuar më shumë pjesa e ngjarjes që ka ndodhur sesa dëmtimi. Kur hapa kamerat për të parë ngjarjen, shihet shumë qartë makina që vjen këtu, ndalohet para oborrit aty edhe fiks 4-5 sekonda vetëm stakohen kamerat edhe mbrapa dëgjohet breshëria, domethënë nuk e ka kapur fare”, tha Ferhat Tugaj.

biznes Ferhat Tugaj Kurbin sulm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.