Breshëri i fortë ra brenda një kohe të shkurtër dhe ka shkatërruar thuajse të gjithë prodhimin e pjeshkave dhe kajsive në Babullinjë të Lushnjes. Çdo vit e më shumë fermerët po përballen me fenomene ekstreme të motit që po shkatërrojnë prodhimet e tyre bujqësore, ndërsa ndihma dhe orientimi nga strukturat e shtetit ende nuk po duket.