Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open”, u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk po bën transparencë me Portin e Durrësit dhe projektin që ka me Mohamed Alabbar. Ndër të tjera ajo tha se Rama prej kohësh “ka shumë qejf që t’i japë një dalje në det Serbisë”.
“Më skandalozja, problemi më kryesorë është që me këtë show që mban me Alabbar po bën mungesë transparence sesi do jetë formula, ne nuk e dimë se çfarë do t’i japim këtij për ndërtimin e portit, nuk dimë sa do zgjasë. Rama ka ca kohë që ka shumë qejf t’i japë një dalje ne det Serbisë. U bë kaq kohë dhe ai atë gjë që po bën atje, e bën pikërisht për këtë. Ideja është që ky zotëria i ka të gjitha me laps dhe me letër, do ulë fuqinë punëtore dhe po shkatërron Shqipërinë”, u shpreh ajo.