Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Britania po paguan shqiptarët që të largohen, mësohet se çfarë i ka kërkuar qeveria “Rama 3”

08:57 / May 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emigrante shqiptare debim 500x304 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një artikull të publikuar së fundmi nga BBC, mësohet se personat e deportuar në Shqipëri nga Britania e Madhe, tregojnë se kanë marrë nga 1500 euro nga qeveria britanike, teksa shumë prej tyre pranojnë se do të tentojnë sërish për t’u rikthyer në Britani. Sipas shifrave zyrtare nga Mbretëria e Bashkuar, mbi 1000 shqiptarë janë kthyer që nga ajo kohë, pjesa më e madhe e të cilëve vullnetarisht, por ka dhe nga ata të cilëve iu është refuzuar statusi i azilantit.

Një 30-vjeçar i intervistuar nga BBC, që po kryente një dënim 6 vjeçar për krimet e drogës u lirua dhe më pas u dëbua për në Shqipëri pas dy vitesh, një vit më para se të kishte të drejtën për t’u liruar me kusht. Markut iu ofruan gjithashtu 1,500 £ në mbështetje financiare për t’u kthyer në shtëpi, sipas një programi të veçantë të quajtur Skema e Kthimit të Lehtësuar.

Një dokument i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar thotë qartë se skema është një stimul financiar që iu ofrohet të burgosurve të huaj me kusht që ata të bashkëpunojnë me dëbimin dhe të heqin dorë nga e drejta e tyre për të apeluar kundër tij.

BBC ka shkuar dhe më tej më këtë çështja dhe ka pyetur dhe ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Bledar Çuçi se çfarë masash ka marrë Shqipëria për të parandaluar që personat e dëbuar të kthehen në Britaninë e Madhe. “Nuk është e mundur t’i vendosësh të gjithëve një çip për t’i ndjekur ku shkojnë. Nëse ka persona me precedentë penalë, veçanërisht në trafik, atëherë policia do të jetë në gatishmëri. Por në përgjithësi, personat që kthehen janë qytetarë të lirë në Shqipëri”, tha ministri.

“I kam sugjeruar koleges Suella Braverman, që të mundësohet gjithashtu legalizimi i menjëhershëm i të gjithë shqiptarëve që punojnë në Mbretërinë e Bashkuara në një punë të ndershme dhe që nuk kanë precedentë penalë”, shtoi Çuçi.

BRITANIA E MADHE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.