Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Britania shqyrton mundësinë e pjesëmarrjes në Bashkësinë Politike Evropiane

22:27 / September 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
britani e madhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbretëria e Bashkuar po e shqyrton mundësinë që të bëhet pjesë e Bashkësisë Politike Evropiane gjatë muajit të ardhshëm.

Takimi i parë i Bashkësisë Politike Evropiane pritet të mbahet më 6 tetor në Pragë të Çekisë. Ideja për krijimin e kësaj bashkësie është prezantuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron në muajin maj, i cili ka thënë se do të ishte “një hapësirë e re” për bashkëpunim.

Qeveria britanike, siç raporton BBC, dëshiron më shumë detaje për samitin, para se kryeministrja Liz Truss të vendosë nëse do të marrë pjesë në takimin në Pragë. Macron ka sugjeruar se ky grup mund të diskutojë për sigurinë, energjinë, transportin, por edhe për lëvizjen e lirë të njerëzve.

Bashkësia Politike Evropiane mëton që të jetë një forum që shkon përtej 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor pritet që të ftohen që të marrin pjesë në këtë bashkësi, por edhe të gjitha shtetet e BE-së si dhe Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia.

Kur është prezantuar si ide, Franca ka thënë se Bashkësia Politike Evropiane nuk do të jetë alternativë për anëtarësimin në BE. Ide të ngjashme për krijimin e një bashkësie të tillë ka dhënë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Edhe ai ka thënë se këto ide nuk duhet të shihen si zëvendësim për anëtarësimin në bllok.

Por, njohësit e çështjeve politike evropiane, i kanë thënë më herët REL-it se propozimet për krijimin e një organizate politike, me qëllim të bashkimit të shteteve që ndajnë vlerat e BE-së, por që s’janë pjesë e bllokut, janë një përpjekje për të ndalur zgjerimin e BE-së. Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit 2020.

bashkesi politike britania pjesemarrje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.