Britanikët nuk e kanë pritur aspak mirë rregullin e ri të qeverisë spanjolle për turistët nga Britania e Madhe. Këta të fundit duhet të tregojnë se kanë para të mjaftueshme për të shijuar qëndrimin e tyre në Spanjë.
Me rregullin e ri, britanikët duhet të dëshmojnë se mund të shpenzojnë 85 £ në ditë gjatë pushimeve verore në Spanjë. Gjithashtu, do të duhet të sigurojnë dëshmi të akomodimit dhe dëshmi të një fluturimi kthimi ose biletë.
Ky vendim është pritur me reagime të ashpra nga njerëzit, si dhe nga firmat e udhëtimit, të cilët argumentojnë se Mbretëria e Bashkuar kontribuon jashtëzakonisht shumë në sektorin spanjoll të turizimit.