E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në pikëpyetje, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që pritet të largohet nga Chelsea. Për të është interesuar West Ham, por “Blutë” ia kanë ofruar Benficës plus 60 milionë euro për të arritur te Antonio Silva. Siç bënë me dije “Gazzetta dello Sport”, 22-vjeçari shqiptar ka rënë në radarët e Milanit, me klubin kuqezi që është në kërkim të një sulmuesi. Sipas prestigjiozes italiane, Broja është një nga alternativat, pasi janë në garë edhe Scamaca, Morata, Taremi dhe Rafa Mir.
Postime te ngjashme
Add A Comment
