Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz u martuan më 9 prill në një ceremoni luksoze në pronën e familjes Peltz në Palm Beach, Florida. Detajet nga dasma u komentuan në mediat e gjithë botës, por unaza e Brooklyn ka shpëtuar pa u vënë re.
Në një video gatimi të shpërndarë në Instagram këtë javë, 23-vjeçari tregoi unazën e tij të martesës me diamante, të cilin e kombinoi me unazën e thjeshtë prej ari që mban në të njëjtin gisht.
Apeksha Kothari, COO i Rare Carat, ka treguar për Page Six Style se unaza duket se përmban diamante katrorë të bërë me porosi dhe sipas tij vlera e kësaj unaze mund të shkojë rreth 40,000 dollarë.
Çdo diamant duket të jetë rreth 0,70 karat secili, sipas Kothari – “ndoshta më i madhi që mund të jetë i përshtatshëm për përditshmëri, pa të penguar për shkak të madhësisë”.
Neil Dutta, drejtor menaxhues i Angelic Diamonds, vlerëson se unaza mund të peshojë në total 6.5 karat dhe kushton rreth 50,000 dollarë.