Këtë të premte Brunilda Mersini ka marrë zyrtarisht detyrën si kryebashiake e Vlorës. Ceremonia e betimit u mbajt në teatrin “Petro Marko” ku prezentë kanë qënë këshilltarët bashkiak socialistë teksa kanë munguar ata nga opozita.
Në ditën e parë të punës, Mersini është pritur me protesta nga qytetarët e Vlorës, të cilët janë mbledhur përpara bashkisë për të protestuar kundër aksionit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), për lirimin e hapsirave publike.
Ky aksion ka nisur që prej korrikut, ndërsa qytearët, kryesisht biznesmenët kanë qenë kundër, pasi janë prekur drejtpërdrejt të detyruar na ligji për të hequr tendat e lokaleve apo dhe karriget e tavolinat, të vedosura në hapësira që i përkasin komunitetit.
