Është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, 28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim kompjuterik. Bruno Çobo akuzohet nga SPAK-u, si pjesëtar i një grupi të strukturuar që kryente veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet një call center-i. Grupi kriminal në të cilën ai bënte pjesë, dyshohet se ka përfituar rreth 4 700 000 euro, nga skema e mashtrimit. Ai është lokalizuar në Abu Dhabi, pas shkëmbimit të informacioneve mes Drejtorisë së Interpolit, Departamentit të Policisë Kriminale dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe. 28-vjeçari ka bërë kërkesë për t’u kthyer me dëshirë dhe ditën e sotme është bërë deportimi i tij në Shqipëri.
Bruno Çobo ekstradohet nga Abu Dhabi, akuza nga SPAK-u si pjesëtar i një grupi të strukturuar
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment