Ylli Dervishi e Santiana Maloku janë përplasur sërish pas përfundimit të spektaklit të së hënës. Ata kanë diskutuar për temën e njëjtë, raportin e tyre, i cili ndryshoi rrënjësisht me ardhjen e partneres së Bucit në BBVK.
Santiana mori një letër nga i dashuri, që njëherësh e paralajmëroi për lojën, duke i thënë se vetëm e ka shfrytëzuar.
Në përplasjen e radhës, Buci i thotë Santianës që nuk hyn më në lojën me të. “Nuk hy në lojën tënde. Unë luaj ndryshe, ti luaj si të duash”, u shpreh ai. Ylli mes tjerash e paralajmëroi Santianën, duke i thënë se kjo nuk do të jetë e gjitha për të. “Hala s’ta kam kthy mirë sa ka me ta kthy”, vazhdon Buci.