Xhanluixhi Bufon vazhdon të habisë, dhe në moshën 42-vjeçare tregon se futbollin nuk po e vazhdon për inerci, por për faktin se është në formë dhe mund të ndihmojë skuadrën. Ditën e djeshme, Bufon zbriti në fushë në ndeshjen ndaj Parmës dhe mbajti portën e paprekur, ndërsa e shpëtoi atë disa herë.
Pas sfidës, Bufon iu gëzua fitores në rrjetet sociale teksa thekson rëndësinë e pikëve të marra. Por, ajo që ka bërë më shumë përshtypje është komenti i Matijs De Ligt.
Mbrojtësi, komenton: I madh babi! Sigurisht, një shaka mes shokësh brenda skuadrës, por duke parë moshën e re të mbrojtësit, sigurisht që komenti është mëse i përshtatshëm.