Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Bujar Leskaj: Rënia heroike e Hysni Lepenicës

18:25 / September 14, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
459232615 1052966366830118 2479477996610602549 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Bujar Leskaj

Në Historinë Kombëtare Hysni Lepenica do të qëndrojë si hero Homerik, Safet Butka do të përjetësohet si hero Ipsenian. Mid’hat Frashëri. Më 14 shtator 1943, në moshën 43 vjeçare, ra duke luftuar kundër fashizmit, në Gërhot të Gjirokastrës Hysni Lepenica.

Hysni Lepenica (1900- 1943), ishte Komandant dhe udhëheqës i rendësishëm i Luftës Antifashiste, firmëtar i Marrëveshjes së Mukjes, 1 – 2 gusht 1943, anëtar i “Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë”, komitet që doli nga kjo Marrëveshje, Komandant i Përgjithshëm i Fuqive të Ballit Kombëtar, Dëshmor i Atdheut, dekoruar pas vitit 1990 nga presidenti Sali Berisha, presidenti Alfred Moisiu dhe së fundi nga presidenti Bujar Nishani ”Nder i Kombit Shqiptar”
Hysni Lepenica ishte njeri me ndjenja të thella atdhetare, ndjenja që i shndërroi në vepra duke i falur atdheut edhe jetën e tij. Ai ishte një prijës që e ndiqte pas masa e madhe e popullit, kryesisht e fshtarësisë, pasi fshtarësia ka mbajtur peshën më të madhe të asaj lufte.

Si personazh historik Hysni Lepenica është një demokrat republikan, kundër mbretërisë, antizogist, antifashist i betuar, antikomunist i bindur, duke dëshmuar karakterin e tij burrëror, për të mbrojtur deri në frymën e fundit bindjet e tij dhe idealin demokratik. Hysni Lepenica ishte atdhetar dhe politikan vizionar, ai braktisi shpejt idetë komuniste, kundërshtoi vendosjen e yllit në kapele dhe kundërshtoi bashkëpunimin me serbo-malazest duke akuzuar Partinë Komuniste se ishin nën komandën e sërbëve.

Hysni Lepenica ishte produkt i rrethanave historike të një kohe që kërkonte heronj dhe ai ishte një hero.Madhështi e veprës së tij do u trasmentohet brezave të ardhshëm. Lindi rrojti dhe vdiq duke u sakrifikuar për lirinë e popullit të tij. Në çdo çast të jetës së tij kur rrezikohej atdheu ai u tregua ushtar i denj i vendit të tij, duke u kthyer në simbol të lirisë. Që 20 vjeç djalë krejt jetën e tij e kaloi me armë në dorë dhe nëpër burgje për interesa të larta të atdheut të tij.
Hysni Lepenica ishte një luftëtar lirije, që dashurinë për atdheun e shndërroi në vepra, në beteja të shumta kundër pushtuesit të vendit të tij. Ai ishte për luftë dhe luftoi deri në fund kundër pushtuesit të huaj.

Gjatë luftës Antifshiste ai do merrte pjesë ose do të komandonte më shumë se 16 beteja me shumë se kushdo tjetër. Isuf Luzi thotë se ishte trim që luftonte në këmbë. Hysni Lepenica punoi dhe luftoi deri në fund të jetës për marrëveshje e bashkëpunim me Frontin Nacionalçlirimtar. Hysni Lepenica në BK i përkiste grupit të të rinjve të shkolluar në Europë si Safet Butka, Abas Ermenji, Zef Pali,Vasil Andoni, Skënder Muço e të tjerë, të cilët ishin për luftë pa kompromis me pushtuesin. Dimensioni human i Hysni Lepenicës u tregua gjatë luftës sidomos në sjelljen ndaj robërve të luftës. ysni Lepenica i përkiste rrymës republikane, sipas të cilit “Nuk ka zgjidhje me kollona
me ushtarë, por me kamjonë me kallmoq” (Branko Merxhani (1894-1981). Si politikan vizionar ai do të jetë nismëtar i themelimit të Partisë Socialdemokrate.

Hysni Lepenica ishte krahu i armatosur i Ballit Kombëtar, që nuk kishte asnjë implikim me pushtuesin fashist. Eliminimi i tij mbyllte një problem të madh në planin strategjik të Partisë Komuniste e cila po e shpinte popullin drejt luftës civile. Vrasja e Hysni Lepenicës likujdoi krahun e armatosur të Ballit Kombëtar që ishte për luftë pa komromis me pushtuesin e huaj. Rënia e Hysni Lepenicës e la BK pa komandant në Jug të Shqipërisë për të vazhduar luftën dhe i hapi udhën Partisë Komuniste për pushtetin e ardhshëm që synonte me çdo mjet dhe me çdo kusht. Jam i bindur se Hysni Lepenica do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e do të lexohet me ëndje në librat e historisë. Përfundimisht do të thoshim se Hysni Lepenica me shërbimet që i solli vendit të tij të cilit i fali edhe jetën ka fituar të drejtën për t’iu përjetësuar emëri në faqet e lavdishme të historisë së kombit tonë. Hysni Lepenicës i përket e ardhmja.

Shënim: Me jetën dhe veprën e plotë të Hysni Lepenicës mund të njiheni nëpërmjet librave të studiuesit të historisë z. Enver Memishaj (Lepenica): “Hysni Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Ballit Kombëtar” dhe “Hysni Lepenica, Vendi Që Zë Në Historinë e Popullit Shqiptar”. Historiani dhe publicisti Enver Memisha(Lepenica) ,Mjeshtër i Madh ,vlerësuar nga Presidenti Z.Bujar Nishani.

bujar leskaj Hysni Lepenica
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.